Vjen titulli i parë për shqiptarët këtë edicion, e sjell Pajtim Kasami
Pajtim Kasami ka arritur që në vitin e parë në kampionatin grek, të shpallet kampion me Olympiakosin.
Shqiptari që mbron ngjyrat e Reprezentacionit të Zvicrës, është shqiptari i parë në ligat evropiane që këtë vit arrin titullin.
Olympiakosi këtë edicion ishte i pa konkurrencë në Greqi, duke e përfunduar punën tre javë para përfundimit të sezonit.
Ky është titulli i 42 në histori të Olympiakosit./Indeksonline/


