Hidromorava

Opozita s’heq dorë, kërkon “kokën” e Aliut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Incidenti që ndodhi në mes të shefit të Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu, dhe asamblistit të partisë opozitare – PDK-së, Muhamet Selmani, ka kaluar në organet kompetente të drejtësisë.

Mirëpo, opozita që e ka shumicën e ulëseve në Kuvendin Komunal (PDK e LDK), nuk po pajtohet kurrsesi që grushtimi i asamblistit t’i mbetet vetëm organeve të drejtësisë.

Uji Dea

Ata i kanë bërë prapë thirrje kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, që ta shkarkojë drejtorin Aliu nga detyra, në të kundërtën kanë paralajmëruar bojkot të punës së Drejtorisë së Urbanizimit në Asamble.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të mblidhet Asambleja për ta vazhduar seancën e dytë./zeri/