ARKATANA

Zjarr në një qendër azilkërkuesish në Gjermani: Katër kosovarë të lënduar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një qendër azilkërkuesish në Chemnitz-Kappel në Gjermani, ka shpërthyer një zjarr i cili ka lënë të lënduar gjashtë persona, në mesin e tyre edhe katër anëtarët e një familjeje kosovare.

Mediat gjermane kanë raportuar se zjarri kishte shpërthyer në mesditë dhe se ekipet emergjente kishin arritur që të evakuonin përkohësisht 30 banorët e kësaj qendre.

Hoteli i cili aktualisht përdoret si qendër strehimi për azilkërkuesit, ishte përfshirë nga flakët rreth orës 12;30. Në një apartament në katin e parë dyshekët ishin kapluar nga zjarri, nga shkaqe ende të panjohura.

Eco Higjiena

Zjarri u shua pas një kohe të shkurtër. Një pjesë e banorëve arritën largohen, ndërsa një pjesë tjetër u desh që të evakuohet nga ekipet emergjente.

Një familje nga Kosova (nëna 29 vjeçe, babai 22, vajza 2 dhe djali 9 vjeç) dhe dy azilkërkues nga Tunizia (18 dhe 31 vjeç), ishin më të rrezikuarit, pasi ishin bllokuar në ndërtesë dhe kishin pësuar alivanosje nga tymi. Ata janë shtrirë në spitalin e Chemnitz.

Raportohet se momentalisht qendra është e pabanueshme dhe 38 banorët është dashur të sistemohen përkohësisht nëpër qendrat tjera. /lajmi.net/