Mehmedi shënon në humbjen e Freiburgut
Admir Mehmedi është rikthyer për të shënuar me skuadrën e tij Freiburg.Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, ka qenë titullar tek skuadra e tij në ndeshjen e humbur 2-3 nga Mainz.
Talenti nga Gostivari arriti të shënonte golin e parë për ekipin e tij në minutën e 81-të të ndeshjes, por fatkeqësisht nuk i mjaftoi Freiburgut për të marrë një rezultat pozitiv.
Ky ishte goli i dytë për Mehmedin në elitën e futbollit gjerman, ndërsa ka shënuar tre herë edhe në Kupën e Gjermanisë. /Telegrafi/


