Fundamenti

Majori Remzi Azemi, falënderon “Intelektualët”, “Skifterat” dhe qytetarët e Gjilanit për anim korrekt

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Viti 2016 për zyrtarët të Stacionit Policor në Gjilan ka qenë mjaft i suksesshëm në përcjelljen e aktiviteteve sportive në Komunën e Gjilanit. Pas një bilanci të bërë viti 2016 konsiderohet njëri ndër vitet më të qeta sa i përket animit sportiv në fushën e gjelbërt dhe në Palestra Sportive të komunës së Gjilanit.

Kjo qetësi nga ana e tifozëve është një rezultat kulminant i Shërbimit Policor të Komunës së Gjilanit
të cilët për të satën herë po tregojnë profesionalizëm të shkallës së parë.

Kjo qetësi ka bërë që në shumë aktivitete sportive të organizuara të shtohet edhe numri i qytetarëve në ndeshjet sportive duke i përcjellë në mënyrë komode.
“Jemi shumë të lumtur që ia kemi arritur qëllimin tonë që qytetarëve të Gjilanit t`ju sigurojmë ambient sportiv në ndeshjet sportive, për të gjithë këtë është dashur një sakrificë e madhe e kolegëve të mi për mirëmbajtjen e rregullit dhe të qetësisë”, ka bërë të ditur Major Remzi Azemi, duke vazhduar, “Përpos ndonjë incidentit sporadik apo të izoluar për prishje të rendit dhe qetësisë publike nuk ka pasur ndonjë incident të madhë për të cilin duhet theksuar”.

ARKATANA

Në një aktivitet të jashtëzakonshëm sportiv gjatë vitit 2016 Stacioni Policor në Gjilan ka përcjellë mbi 153 aktivitete sportive, ndërsa këto takime i kanë monitoruar 940 polic.
“Duke ditur rëndësinë e këtyre takimeve dhe prezencën e shumë tifozëve dhe qytetarëve të Gjilanit ne jemi shumë krenarë me punën tonë duke ju krijuar kushte optimale dhe siguri, ne në të ardhmen do të vazhdojmë edhe më fuqishëm për mbrojtjen dhe sigurimin e çdo aktiviteti për të mirën e tifozëve dhe qytetarëve”, thekson Major Azemi.

Gjatë vitit 2016 policët e Stacionit Policor të Gjilanit dhanë edhe një provim të jashtëzakonshëm në dy ndeshjet ndërkombëtare të cilat i zhvilloi KV Drita në konkurrencën e femrave duke u lavdëruar edhe nga ndërkombëtarët të cilët ishin prezent gjatë këtyre ndeshjeve.
“Puna jonë u dëshmua edhe në këto dy ndeshje ndërkombëtare e cila kaloi pa asnjë më të voglin problem, duke dëshmuar edhe para ndërkombëtarëve se ne dimë dhe mundemi të sigurojmë çdo pjesë të jetës së sportistëve dhe qytetarëve”, thekson Major Remzi Azemi.

Majori Remzi Azemi pranë stacionit Policor në Gjilan ka falënderuar tifozët “Intelektualët”, “Skifterat” dhe të gjithë qytetarët për kulturën e tyre në ndeshjet sportive.
“Në emër të Stacionit Policor të Gjilanit ne i falënderohemi çdo shikuesit i cili në mënyrë të kulturuar përcjell aktivitetet sportive e në veçanti “Intelektualë” dhe “Skifterat”, por do të jemi të pamëshirshëm për çdo person që prish dhe pengon rendin dhe qetësin në çdo ndeshje, ne jemi për popullin çfarë do moshe qofte apo përkatësisë nacionale të ketë ne do ti dalim në ndihmë”, porosit Majori Remzi Azemi./rajonipress/