ARKATANA

Sinani i kënaqur me buxhetin e ndarë nga Qeveria për Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës do të realizojë projekte për vitin 2017 në vlerë prej 1 milion e 282 mijë euro ka thënë Begzad Sinani.

Sipas Sinanit nga buxheti i propozuar nga Qeveria e Republikës Kosovës dhe miratuar nga Kuvendi i Republikës Kosovës për komunën e Kamenicës dhe qytetarët e saj për vitin 2017 do të jenë për realizim këto projekte: Ndërtimi i Urës në Topanicë – 50.000€, Rregullimi i stadiumit të qytetit – 184.000€, Asfaltimi i rrugës Pusi i Zenelit – ShMU dhe mbushja e gropave me asfalt në Kopërnicë -80.000€, Asfaltim i rrugëve lokale në Kamenicë: 100.000€, Vazhdim i asfaltimit të rrugës: Muçivercë – Kranidell – Selisht: 150.000€, Ujësjellësi; Roganë – Muçivercë –Novosellë – Hodonoc – 295.000€, Ujësjellësi: Kopërnicë –Kolloleq – Shipashnicë – 83.000€, Ujësjellësi Koretin : 43.000€, Ndërtimi i shkollës në Busavatë : 100.000€, Trajtimi i ujërave të zeza: 10.000€, Ndërtimi i Kullës Nuhi Berisha: 20.000€, Kalaja e Dardanës: 60.000€, Shtresë e Asfaltimit të rrugës: Hajkobillë – Zajçec – Tuxhec ( Novak) 157.000€, dhe fillimi i rrugës nacionale që do të lidh Kamenicën me autostradën Konqul – Gjilan – Prishtinë.

Uji Dea

Kryetari i komunës Begzad Sinani është shprehur i kënaqur me projektet e parapara për buxhetin e vitit 2017 dhe ka falënderuar Kryeministrin e Republikës Kosovës Isa Mustafa dhe kabinetin qeveritar po ashtu kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për mbështetjen në kërkesat e komunës së Kamenicës.

“Duke pasur parasysh kërkesat tona për këto projekte Qeveria ka hartuar buxhetin për komunën tonë dhe ne si udhëheqje komunale do të realizojmë këto projekte që janë kërkesa të qytetarëve për infrastrukturë rrugore, rrjet ujësjellësi, trajtim ujërash të zeza dhe një varg projektesh që janë të lidhura direkt me buxhetin e këtij viti në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve po ashtu besojmë me bashkëpunimin që po tregojmë si me Qeverinë e Republikës Kosovës po ashtu edhe me mekanizmat ndërkombëtarë do të realizojmë edhe projekte të tjera”ka thënë Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.