Eko Higjiena

Gjykata Speciale votohet në maj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në pjesën e parë të muajit maj në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet formimi i Gjykatës Speciale, e cila do të jetë sfida më e rëndësishme e “koalicionit të madh” në këtë nomenklaturë. Deri në atë kohë, pritet që në Kuvend të kthehen edhe deputetët e Listës Serbe, në mënyrë që të garantohen votat për formimin e këtij Tribunali.

Për votimin e kësaj Gjykate, e cila ekskluzivisht do të merret me gjykimin e ish-guerilëve të pensionuar të UÇK-së, janë deklaruar kundër partitë opozitare edhe disa nga deputetët e koalicionit. Ndërsa, që kjo Gjykatë të themelohet me iniciativën e Prishtinës zyrtare duhen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (81 nga 120).

ARKATANA

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dje zyrtarisht nisi takimet me shefat e grupeve parlamentare të partive të përfaqësuara në Kuvend për t’ua sqaruar atyre procesin dhe konsekuencat e mundshme nëse nuk formohet Specialja. Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare ia kanë bërë të qartë shefes së shtetit se nuk do ta mbështesin këtë proces, pasi, sipas tyre, formimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë është padrejtësi për vendin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.