Fundamenti

Visar Ymeri e quan Isa Mustafën apologjet zaptimesh

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar sot ndaj deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Isa Mustafa, i cili protestën e nesërme të opozitës me motivin për “shkarjen e shtetit” e cilësoi si synim për “kapjen e shtetit”.

Në reagimin e tij thuhet:

“Shteti është i kapur. Ky është fakt. Është kapur nga ShIK-u, agjentët e të cilit, gjithnjë nën udhëheqjen e Kadri Veselit e Hashim Thaçit, kontrollojnë secilin segment të shtetit. Dhe po, janë krijuar rrjete të cilat e kanë kthyer hapësirën publike në hapësirë për vete, duke e uzurpuar kështu atë. Uzurpimi është zaptim. Zaptimi kapje. E zaptuesit kanë emër.

Mobi Casa

Por emër kanë edhe apologjetët e këtij zaptimi. Apologjet është Isa Mustafa. Tash prej se është bërë kryeministër është shndërruar edhe në shërbim të kapjes. Ç‘është e vërteta, gjithnjë me prospektin e kapjes së ardhshme të shtetit. Që nga marrëveshja e koalicionit me PDK-në ku ishin dakorduar që kapjen ta ndajnë në dysh 50% me 50% sikur dikasteret qeveritare.

Lexoni edhe këtë: Mustafa: Ç’kapja e shtetit po dëshirohet për t’u kapur ai
E pritshme. Dëshmitë po dalin që ky kishte interes që të bëhej pjesë e kësaj kapjeje. Dje në Kuvend e pranoi se për të më dosjet për korrupsion e shkelje të ligjit e procedurave në Prishtinë nuk kanë ndikim. Tash i quan spektakle. Sepse kështu e duan këta shtetin: hapësirë spektakli për qytetarët për ta fshehur të vërtetën prapa tij. E e vërteta është e vërtetë e kapjes së shtetit, që e pengon hetimin e gjykimin e rasteve të korrupsionit, të zhvatjes, uzurpimit, haraçit… Isa Mustafa po e pranon që është shndërruar në të paprekshëm. E qartë: I është bashkuar Thaçit e Veselit, në këtë vallen e të paprekshmëve.

Ka një transformim të thellë të profilit publik të Isës. Nga kryetar i Prishtinës që e akuzonte ShIK-un për duar të përgjakura, në kryeministër të Republikës së Kosovës në bashkëpunëtorin më të ngushtë të kreut të ShIK-ut. Për Isën ShIK-ut iu paskan pastruar duart. Tash pyetja këtu është kush ia pastroi?”./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.