Albin Kurti: Policia mos t’i vendos barrikadat të shtunën
Ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur rreth protestës të së shtunës që do të mbahet me moton “Kundër kapjes së shtetit”.Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti tha se kërkohet plotësimi i kushteve të parashtruara nga protestuesit. Ai përmendi shkarkimin e ministrit Hajredin Kuçi, dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, shkarkimi i menaxhmentit të RTK-së, Ligji për Trepçën, kundër shtrenjtimit të rrymës dhe kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
I pyetur se pse nuk kanë protestuar gjatë dimrit për shtrenjtimit e rrymës, por tash në pranverë, Kurti ka thënë se VV-ja gjithnjë ka ftuar protesta për çdo gjë.
Sipas tij, ata nuk gjuajnë gurë asnjëherë në drejtim të institucioneve, deri në momentin kur ju dalin përpara barrikadat.
“Edhe kësaj here i kemi thënë policisë mos të vendos barrikada”, ka thënë Kurti.
Ai ka folur edhe për shkarkimin e Ajnishahe Halimit, duke thënë se atë e ka emruar kryesia dhe kryesia ka pas të drejt ta shkarkojë, duke mos dhënë arsye të forta se pse ka ndodhur kjo.
Kurti tërthorazi e ka arsyetuar dhunën fizike të Liburn Aliut ndaj këshilltarit komunal të PDK-së të ndodhur ditë më parë.
Kurti po ashtu ka thënë se gjatë dimrit ka paguar 150 euro energji elektrike në muaj.


