Mobi Casa

Cana dëshmon kundër Serbisë në CAS, këto janë kërkesat e kapitenit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana do të paraqitet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në cilësinë e dëshmitarit, për të marrë të drejtën e pakundërshtueshme për gjithçka na u mohua në duelin e ndërprerë kundër Serbisë

Sot fillon akti i fundit i drejtësisë sa i përket ngjarjes së rëndë që ndodhi në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar me 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) fillon seancën e parë dëgjimore ditën e sotme me palën serbe, e cila kërkon 3 pikët e ndeshjes apo ndoshta riluajtjen e saj, ndërkohë që nga nesër pala shqiptare do të fillojë ofensivën vendimtare për të fituar atë që na u mohua nga dy shkallët e drejtësisë sportive të UEFA-s, 3-pikëshit në tavolinë.

Vendimi i fundit i organit më të lartë të futbollit europian për t’i dhënë 3 pikët Rusisë për goditjen e portierit në ndeshjen me Malin e Zi, ka zhgënjyer ndjeshëm Shqiptarët, për përdorimin e dy standardeve.

Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses sonë, në një intervistë për Top Channel tregon se nga sot do të jetë në Lozanë, në cilësinë e dëshmitarit, për të marrë të drejtën e pakundërshtueshme për gjithçka na u mohua.

ARKATANA

“Zhgënjimi më i madh është që vetë UEFA, e cila është organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave dhe i këtij kompeticioni, nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare.”,shprehet kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit, Lorik Cana.

“Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme”, shtoi ai

Pozita e Shqipërisë në grup aktualisht është e favorshme, aq sa ndonjëherë mendohet që është një pozitë më e mirë se sa riluajtja e ndeshjes, e cila mund të krijojë situata të cilat edhe mund të na komplikojnë ecurinë. Por gjithsesi, për Lorik Canën, ne nuk i trembemi as riluajtjes, por nuk kemi pse tërhiqemi nga objektivi kryesorë i 3-pikëshit.

“Ne kemi të drejtë të kërkojmë 3-pikëshin që na takon, ndërsa në aspektin sportiv ne e kemi një pikë të fituar në fushën e lojës dhe kjo është realitet. Unë nuk besoj të merret një vendim tjetër, megjithatë Shqipëria është e aftë të përballet me çdo lloj kundërshtari.”, theksoi Cana.

“Shqipëria nuk është më e mirë se ekipet e tjera të grupit, por nuk është as më e dobët. Ne nuk kemi frikë asnjë përsëritje të ndeshjes, asnjë kundërshtari nuk i trembemi, por e drejta jonë janë 3 pikët në tavolinë dhe ne do ta mbrojmë këtë. Shqipëria nuk do ta ulë kokën”, përfundon anëtari i Lazios.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.