Mobi Casa

Mustafa: “Kuadrot” që e braktisën LDK’në e bënë dashuri me parti tjera s’vlejnë as pesë pare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij po kalon një proces të thellë demokratik në zgjedhjet e brendshme të saj. Ai në profilin e tij në Facebok ka thënë se disa “kuadro”, që moti e kanë braktisur LDK-në, që kanë vallëzuar e bërë dashuri me shumë parti dhe aleanca tjera, nuk vlejnë as pesë pare për LDK-në e sotme. “Predikimet e tyre, vlejnë vetëm për shitësit e “lajmeve” dhe ata që ia bëjnë qejfin veti”, ka shkruar Mustafa.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Lidhja Demokratike e Kosovës po kalon një proces të thellë demokratik në zgjedhjet e brendshme të saj. Interesimi tepër më i madh i anëtarësisë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, është ajo çfarë në veçanti i karakterizon këto zgjedhje. Kjo flet në mënyrën e vet për besimin e shtuar të qytetarëve dhe simpatizantëve në LDK-në si forcë politike me demokraci të brendshme dhe qasje vizionare për të ardhmen. LDK dhe anëtarësia e saj, e ka të qartë se kush mund të flet në emër të saj, se kush e ka besimin e degëve dhe të anëtarësisë.

Eco Higjiena

Disa “kuadro”, që moti e kanë braktisur LDK-në, që kanë vallëzuar e bërë dashuri me shumë parti dhe aleanca tjera, nuk vlejnë as pesë pare për LDK-në e sotme. Predikimet e tyre, vlejnë vetëm për shitësit e “lajmeve” dhe ata që ia bëjnë qejfin veti.

Në Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë, sikurse edhe në çdo degë dhe nëndegë anembanë Kosovës, udhëheqja e LDK-së po drejton proceset zgjedhore me legjitimitet dhe përkushtim të plotë. Një LDK e fortë dhe me demokraci të zhvilluar është në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Të atyre që e duan dhe nuk e duan. LDK është në qendër të vëmendjes. Një fjalë popullore thotë: pas atit të mirë ngritët pluhur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.