UBT

BE: Dhomat e Specializuara nuk do ta rishkruajnë e as nuk do ta gjykojnë historinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Edhe Zyra e Bashkimit Evropian mirëpret vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Gjykatës Speciale.Sipas një komunikate nga zyra e BE-së në Kosovë përfaqësuesi special i BE-së Samuel Zbogar inkurajon të gjithë aktorët e përfshirë që ta trajtojnë themelimin e Dhomave të Specializuara si prioritet në interesin e Kosovës.

“Është e rëndësishme që Kosova të ndjek angazhimin e vet të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2014, dhe të vazhdojë përpjekjet për t’i themeluar Dhomat e Specializuara”, thuhet në komunikatë.

UBT

Sipas zyrës së BE-së sigurimi i një mjedisi të qetë ku mund të mbahet një proces gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm është e vetmja mënyrë për t’i adresuar akuzat serioze.

“Dhomat e Specializuara nuk do ta rishkruajnë historinë as nuk do ta gjykojnë atë, por do të kërkojnë të përcaktojnë drejtësi dhe përgjegjësi për çfarëdo vepre penale individuale”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.