Uji Dea

Pse disa shqiptarë e kanë frikë bashkimin?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka vlerësuar të martën se askush nuk duhet pasur frikë nga bashkimi Kosovë-Shqipëri, pasi sipas tij, nuk është i dhunshëm, nuk formohet Shqipëria e madhe se dhe ky bashkim nuk rrezikon asnjë vend.

Lexoni të plotë shkrimin e Krasniqit

Kur po i lexoj disa shkrime e opinione kundër Deklaratës se Edi Ramës, menjëherë po me shkon mendja në vitin 1998, kur i pata dhënë zë Betimit të ushtarit të UÇK-së se do të: “Luftojmë për bashkimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë”. Atë botë edhe nga qarqe të caktuara shqiptare, pat një reagim të çuditshëm?!

Krahasuar me deklarimin e Edit, sot përpiqem edhe t’i kuptoj, se pozicioni i atëhershëm krahasuar me sot ishte krejt tjetër. E para, deklarimi ynë e kishte përmbajtjen dhe armën e realizimit – UÇK-në; e dyta frika ndoshta në një masë e kishte edhe arsyen?! Sot po përpiqem t’i kuptoj edhe ata që u frikësuan! Për rastin e tanishëm, frika jo vetëm e shqiptarëve, me duket më shumë se e arsyeshme.

A duhet pasur frikë sot dhe nga kush, kjo është çështja. Frikë duhet pasur nga qëndrimet e pohimet luftënxitëse që vijnë nga ata që i shkaktuan mase tri lufta. Luftëra që shkaktuan një gjenocid të tmerrshëm. Gjenocidin në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e Kosovë i shkaktoj politika agresive e Beogradit.

Pse nuk duhet frikësuar nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?

Nuk është bashkim i dhunshëm.

Eco Higjiena

Nuk formohet Shqipëria e madhe.

Ky bashkim nuk rrezikon asnjë vend.

Ky bashkim do të lironte mjete financiare për zhvillim. Ky popull nuk është kaq i pasur sa t’i mbajë dy aparate kaq të mëdha shtetërore.

Në Ballkanin e trazuar do të krijohej një partneritet në mes shtyllave kryesore të Ballkanit.

Partneriteti mes popujve të Ballkanit krijon: Siguri, stabilitet dhe zhvillim. A nuk po e synojmë të gjithë zhvillimin?

Por unë, ende nuk mund të besoj se Edi Rama e ka seriozisht. Për faktin se bashkimi nuk është çështje e dy a tre individëve, është çështje e një konsensusi kombëtar, për të cilin askush nuk është duke punuar. Ky fakt e bënë edhe më të pa arsyeshme frikën e BE-së dhe të tjerëve nga “bashkimi” i Kosovës me Shqipërinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.