Fundamenti

Duka shpreson në vendim pozitiv

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shpreson se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të vendosë në favor të Shqipërisë.CAS-i më 17 prill pritet të shqyrtojë ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë në vendimet e UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë në mes këtyre dy përfaqësueseve.

UEFA ndeshjen e regjistroi 3:0 për Serbinë, ndërsa Serbisë iu morën tri pikë nga ky cikël eliminator.

Vendimi është marrë nga dy shkallë të UEFA-s dhe tani CAS-i është niveli i fundit.

KKVITI

“Vendimi i CAS-it është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të kemi një gjykim sa më objektiv dhe sa më të favorshëm për Shqipërinë. Kemi marrë masat që të paraqitemi sa më mirë. Në seancë do të jetë i pranishëm avokati ynë, unë trajneri De Biasi, kapiteni dhe specialistë të fushës. Shpresoj në një vendim pozitiv”, ka thënë Duka për mediumet tiranase, transmeton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se FSHF-ja do të përdorë si argument edhe vendimin për t’i dhënë Rusisë fitore për ndeshjen e ndërprerë me Malin e Zi.

“Do t’i bëjmë me dije CAS-it se vendimi i marrë për Rusinë tregon një qëndrim me dy standarde. Ngjarjet në Mal të Zi ishin shumë pak më të rënda se ato të Serbisë. Besoj se duhet ta marrin parasysh si një precedent”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.