Behrami: Nuk e kam rrahur Djouroun
Valon Behrami ka mohuar ta ketë goditur Johan Djouroun.
Futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka mohuar ta ketë sulmuar bashkëlojtarin e Hamburgut, Johan Djouroun.
Behrami deklaroi se bashkëlojtarin e tij te Përfaqësuesja e Zvicrës e konsideron si vëlla.
“Ishte një diskutim me zë të lartë, por jo edhe rrahje. Johani është sikur një vëlla për mua”, u shpreh Behrami për mediat gjermane.


