Fundamenti

5 faktet që duhet t’i dini për Hillary Klintonin

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Shumë njerëz kanë një bindje të tyren për Hillary Klintonin, e cila shpalli kandidaturën e saj për garën presidenciale 2016 në SHBA.Disa e shohin si një bekim të politikës dhe disa të tjerë si një figurë të pashmangshme për t’u bërë e rëndësishme për SHBA-të.

Vetë Hillary, dikur ka thënë: “Unë jam ndoshta njeriu më i famshëm i panjohur”.

Tashmë, 7 vjet pas kësaj thënieje, Klintoni mund ta rithotë shprehjen e saj. Më poshtë janë pesë fakte për Hillari Klintonin që ju nuk i dini, pse nuk i mbani mend:

Ka qenë republikane

Hillary Klinton, kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale, në fakt ka qenë republikane. Bëhet fjalë në periudhën kur ishte gjimnaziste. Hillary, e cila është rritur në shtetin e Illinoit, ka qenë i ndikuar shumë nga i ati, i cili ishte militant i flaktë i Partisë Republikane. Ajo, për këtë ka shkruar edhe në librin e saj.

Folësja e parë femër në ceremonitë e diplomimit

Në vitin 1969, Hillary u bë studentja e parë që mbante një fjalim në ceremoninë e diplomimit në kolegj. Deri atëherë, kolegjet për femrat nuk e kishin traditë mbajtjen e fjalimeve në ceremonitë e diplomimit. Por, Hillari bëri diferencën. Në atë kohë, kur Hillary ishte afër diplomimit, një grup akitivistësh kërkonin një zëdhënëse që t’i prezantonte në ceremoni, dhe Hillari ia doli mbanë.

Mobi Casa

Ka 20 vjet pa ngarë një automjet

Hillari ka një axhendë të ngjeshur. Duhet të udhëtojë shumë gjatë gjithë ditës, madje edhe në distanca të larta. Dihet jeta aktive e politikanëve tashmë. Mirëpo Hillary ka plot 20 vjet që nuk e prek timonin. Ajo ka treguar se ka që nga viti 1996 që nuk ka ngarë asnjë automjet.

Përkushtimi ndaj grave është i hershëm

Të flasësh sot për çështjet e grave është trendi, por Klintoni ka punuar për të drejtat e tyre gjatë gjithë jetës së saj. Ndoshta ajo është ndikuar së tepërmi nga fëmijëria e vështirë e së ëmës së saj. Kur ajo ishte në gjimnaz, doli vullnetare për t’u përkujdesur për fëmijët e emigrantëve që punonin me orë të zgjatura.

E përndjekur nga skandalet

Këtë të fundit mund ta dinë të gjithë. Edhe pse ka kaluar një jetë të tërë duke u përballur me skandale, Klintoni është përndjekur shumë prej tyre. Më i famshmi është komenti disi përçmues për gratë në vitin 1992, kur u pyet për zgjedhjen e saj për të hyrë në politikë.

“Mund të kisha zgjedhur të qëndroja në shtëpi, duke gatuar biskota dhe duke pirë çaj gjithë ditën e ditës, por jo, ky është profesioni im”, ka thënë ajo. /Shekulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.