Mobi Casa

Skender Hyseni: Luftimi i krimit dhe korrupsioni, top-prioritet i Qeverisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada Gjermane, do të fillojnë një projekt për të përkrahur Policionë e Kosovës, në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni janë top-prioritet i Qeverisë së Kosovës.

“Ndihem i privilegjuar qe jam pjesë e lansimit të këtij projekti, që ka për qëllim shtimin e kapaciteteve. Shpresoj shumë se të gjitha institucionet dhe agjencitë kosovare, do të përfitojnë nga ky projekt. Krimi i organizuar, në veçanti korrupsioni janë prioritet ose më mirë ta themi top-prioritet i qeverisë së Kosovës. Do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që në afat sa më të shkurtë të japim rezultate sa më të prekshme”, ka thënë Hyseni në këtë konferencë, transmeton Indeksonline.

Nga ana e tij, Shefi i OSBE-së, Jean- Claude Schlumberger, ka thënë se hetimet kundër korrupsionit janë rritur, porse duhet edhe më tepër angazhim në këtë drejtim.

UBT

Sipas tij, niveli i lartë i korrupsionit po e kërcënon edhe zhvillimin ekonomik.

“Siç e dini korrupsioni është njëri ndër kërcënimet më të mëdha të zhvillimit ekonomik. Hetimet kundër korrupsionit janë rritur, mirëpo dënimet në këtë drejtim janë të vogla, si dhe konfiskimet në këtë drejtim. Policia duhet të bashkërëndoj institucionet e tjera për të luftuar korrupsionion. (Rritja e kapaciteteve të policisë për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit- projekt gjerman. Përmes këtij projekti, meritojmë t’i sjellim në një vend të gjitha institucionet dhe akademikët nga Europa e Ballkani, që të shkëmbejnë përvojat e tyre”, tha ai.

OSBE-ja thekson se projekti i financuar nga Qeveria e Gjermanisë, e që do të implementohet nga Misioni i OSBE-së, parasheh krijimin e një grupi themelor të hetuesve dhe prokurorëve penalë të Policisë Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorisë, dhe për forcimin e kapacitetit për të zhvilluar hetime për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë efektive dhe efikase.

Pjesë e këtij projekti do të jenë institucionet dhe agjencitë e tjera ekzistuese në Kosovë, duke marrë pjesë në trajnime, diskutime, vizita studimore dhe konferenca rajonale. /Indeksonline/