ARKATANA

Shpend Ahmeti nuk do ta shkarkojë Liburn Aliun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk do ta shkarkojë nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Liburn Aliun, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë deklaratë të kryetarit e ka transmetuar, të dielën në mbrëmje, përfaqësuesi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, Xhevdet Pozhari.

Mosshkarkimin e ka arsyetuar me faktin që sipas Ahmetit, ngjarja nuk ka ndodhur brenda institucioneve komunale, por jashtë objektit.

Fundamenti

Ahmeti u është përgjigjur kështu përfaqësuesve të subjekteve opozitare në Kuvendin Komunal, LDK e PDK, të cilët kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave zyrtarisht do të kërkojnë nga ekzekutivi i Prishtinës, shkarkimin e Liburn Aliut nga pozita e drejtorit, pas sulmit ndaj këshilltarit komunal nga radhët e PDK-së, Muhamet Selmani.

Liburn Aliu, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, është arrestuar të premten mbrëma, pak orë pasi ishte përfshirë në një konflikt fizik me këshilltarin komunal nga radhët e PDK-së, Muhamet Selmani. Atij i ishte caktuar masa e arrestit prej 48 orësh. Ai është liruar, të shtunën, pasi është intervistuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.