Shkëlzen Gashi drejt Gjermanisë?
Paraqitjet e shkëlqyera të Shkëlzen Gashit me Baselin, kanë filluar të tërheqin vëmendjen e skuadrave të mëdha të futbollit. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Zvicër, është Schalke 04 që seriozisht ka hyrë në garë për të nënshkruar me anëtarin e kombëtares shqiptare.
Skuadra gjermane pritet që gjatë verës, t’i bëjë një ofertë të majme Baselit, për Gashin dhe kërkon me ngulm qe te transferojë lojtarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Di Mateo.
Sipas mediave zvicerane Shcalke do te ofroje 8-10 milionë euro për Gashin.
Në rast transferimi te Schalke, Gashi do të bashkohej me talentin shqiptar të kësaj skuadre, Donis Avdijaj, që është i huazuar në Austri te Sturm Graz. /Telegrafi/


