Fundamenti

Hasi: Nëse ndodh përsëri, largohemi nga fusha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kur kërcënon me bojkotim një njeri tepër i matur si Besnik Hasi, do të thotë se tensioni në prag të ndeshjes Standard–Anderlecht ka arritur kulmin.

Besnik Hasi, trajneri shqiptar i Anderlecht në Belgjikë tha gjatë konferencës për shtyp, se ekipi i tij do të largohet nga fusha në rast të incidenteve.

“Nëse diçka do të ndodhë, do të reagojmë ndryshe”, – tha Besnik Hasi në konferencën e tij për shtyp.

Uji Dea

“Me fjalë të tjera, – shkruan portali belg “Dhnet.be”, – Anderlecht-i nuk zbresë në fushë apo në dhomat e zhveshjes”.

Hasi i bëri një apel edhe arbitrit Delferiere: “Ai duhet të jetë i përgatitur të marrë vendime radikale. Por, nuk është çështje të flas me të para ndeshjes. Ne nuk jemi për këtë”.
Standard-Anderlecht është një nga ndeshjet me të nxehta në Belgjikë dhe tensioni u shfaq edhe në ndeshjen e fundit.
Hasi: “Ne ishim të përgatitur për të përballuar lojën agresive të lojtarëve të Standard. Por, nuk e kishim menduar rreth asaj që ndodhi rreth fushës. Të gjithë mbetëm të befasuar. I gjithë vendi ka qenë i befasuar”./Sportal/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.