ARKATANA

Burgu nuk duhet të jetë institucion ndëshkues

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sociologu Gëzim Selaci krimin dhe kriminalitetin i sheh ndryshe nga shumë të tjerë. Parandalimi i krimit nuk mund të ndodhë, sipas tij, duke ndëshkuar “kriminelët”, por duke krijuar mjedise të barabarta për të gjithë, që nga familja, çerdhet, shkollat e institucionet e tjera publike.

Selaci, që është asistent në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës dhe asiston pos lëndëve të tjera edhe në lëndën “Krimi dhe kontrolli social”, thotë se në Kosovë ka diskriminim gjithandej dhe se ky diskriminim sjell pasoja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai nuk sheh zgjidhje të shpejtë të “çështjes së kriminalitetit”, megjithatë thotë se duhet një reformë e përgjithshme që njerëzit që kryejnë krime të mos “ndëshkohen”, por të trajtohen me humanizëm për t’i bërë të aftë që të rikthehen në shoqëri. Burgjet në Kosovë ai i sheh më shumë si institucione ndëshkuese sesa rehabilituese e risocializuese.

UBT

Koha Ditore: Sa kujdeset familja për edukimin e fëmijëve kosovarë? Sa punojnë prindërit me fëmijët për përgjegjësinë e tyre në familje, shkolla, shoqëri dhe jetën publike në përgjithësi?

Selaci: Mendoj se ka prindër që punojnë shumë dhe të tillë që nuk punojnë mjaft. Roli i mjedisit familjar në formimin e personalitetit të fëmijës është tepër i rëndësishëm. Fëmija që rritet në një mjedis në të cilin jetës dhe qenies së tij i njihet dinjiteti, jeta i respektohet dhe kontributi i vlerësohet. Fëmija i trajtuar kësisoj do të dalë një personalitet që do të ketë qëndrim human edhe ndaj njerëzve rreth tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.