Salihi beson në pozitën e tretë
Hamdi Salihi beson te kualifikimi në fazën finale të Euro 2016. Sulmuesi shkodran që është pjesë e Kuqezinjve prej gati 10 vitesh ka kaluar disa eliminatore, por pa arritur t’i gëzohet pjesëmarrjes në një aktivitet Evropian ose Botëror.
Për të play off-i është i arritshëm, por edhe kualifikimi direkt duhet të merret në konsideratë.
“Mendoj që na duhen vetëm 3 pikë për të siguruar play off-in. Por me ecurinë e deritanishme nuk duhet të vendosim kufi. Shanset për kualifikim direkt janë reale, por rruga është shumë e vështirë. Nuk duhet të harrojmë që ekipet më të fortë të grupit Portugalia dhe Danimarka janë një me pikë të barabrata me ne, kurse tjetri dy pikë para nesh”.
“E të shpresojmë më të mirën dhe të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje që ka mbetur për të kërkuar atë që duam të gjithë” ka thënë Salihi për “Panorama Sport”.
32 – vjeçari është veteran në grupin e kuqezinjve dhe është një lidhje mes dy brezave. Ai e vlerëson Kombëtaren e tanishme që ka më tepër zgjedhje./Telegrafi/


