Në Gjermani më shumë refugjatë nga Kosova se nga Siria
Në tremujorin para të këtij viti në Gjermani kanë kërkuar azil 23.137 persona nga Kosova, numër dukshëm më i madh se ai i refugjatëve sirianë, 15.444 sish.Një bilanc i bërë për tremujorin e parë të vitit tregon se në Gjermani gjatë kësaj periudhe kanë kërkuar azil mbi 85 mijë veta që është për 47.574 më shumë (plus 125.8%) se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar gjegjësisht mbi dyfishi i atij numri.
Gjatë muajit mars 62 për qind të azilkërkuesve kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa vendi kryesor i prejardhjes së tyre është me diferencë të madhe, Kosova. Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti në Gjermani kanë kërkuar azil 23.137 persona nga Kosova, shkruan ëelt.de. Ky numër është dukshëm më i madh se ai i refugjatëve sirianë që vijnë nga vendi ku po mbretëron dhuna dhe shkatërrimi nga terrori i IS-it e që është 15.444.
Pas sirianëve në radhë për kërkim azili vijnë shtetasit e Serbisë me 9074 persona dhe më tutje ata të Shqipërisë (6486), të Irakut e ë Afganistanit, transmeton albinfo.ch.
Vetë gjatë muajit mars në Gjermani kanë kërkuar azil 32.054 veta që është për 184 për qind më shumë se në marsin e vitit 2014.

