Xhemaili nuk e di të ardhmen
Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili, nuk e di se ku do ta çojë e ardhmja pas këtij edicioni në kampionatin e Turqisë.
Mesfushori i Galatasarayt thotë se do ta presë fundin e këtij edicioni, që shpreson ta mbyllë me titull të kampionit. “Unë tash nuk e di se çka do të ndodhë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të këtij edicioni. Aktualisht mendja më rri në këtë kampionat që shpresoj ta fitojmë”, ka thënë Xhemaili njofton “webalsan.com”, transmeton Koha Ditore.
Xhemaili 28-vjeçar me skuadrën elitare të Turqisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2017. Ai te Galata u transferua në verën e vitit të kaluar. Në Superligën e Turqisë ka zhvilluar dhjetë ndeshje. Katër ndeshje i ka luajtur edhe në Ligën e kampionëve dhe tri në Kupën e Turqisë.


