Mobi Casa

Denoncim për shitje të placentave në Gjinekologjinë e QKUK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një informatë anonime ka dërguar Policinë e Krimeve Ekonomike në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Para disa javësh dikush ka denoncuar dyshimet se në këtë klinikë po bëhet pazar me placenta.

Placenta njihet ndryshe edhe si shtrat i fëmijës. Pasi nëna të kryejë procesin e lindjes, placenta del jashtë trupit.

Në QKUK thonë se e kanë angazhuar kompaninë “Pastrimi” që t’i varrosë mbetjet spitalore ndër to edhe “shtrati i fëmijës”.

Hidromorava

Megjithatë, sipas informatës që e ka pranuar Policia e Krimeve Ekonomike, placentat nuk varrosen, por ato shiten si lëndë e parë për përgatitjen e kremrave në industrinë e kozmetikës, shkruan sot Koha Ditore.

Në QKUK, ndonëse janë pyetur saktësisht se a ka nisur ndonjë hetim për dyshimet për “trafikimin e placentave”, nuk janë përgjigjur. Kanë shpjeguar vetëm se si shkon procesi i asgjësimit të këtij organi të përkohshëm të nënave.