Eko Higjiena

Agjencionet, mundësia e artë e korrupsionit !

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Shumë ligje në legjislaturën Kosovare ishin bërë vetëm “kope paste” të marrura nga vendet evropiane. Vende këto me një traditë të gjatë në demokraci, dhe me shtete të konsoliduara prej shekujsh.

Këto ligje funksionuan “shumë mirë” deri sa shoqëria jonë ishte në letargji. Por me fillimin e vetëdijesimit shoqëror dhe nevojës së zhvillimit ekonomik, vet këto ligje u bënë pengesë për zhvillimin shoqërorë dhe ekonomik. Ligjet e tilla lejuan formimin e shumë Agjensioneve, ku disa “ i japin llogari” Ministrive ndërsa disa sosh i raportojnë Kuvendit të Kosovës. Këto agjencione funksionojnë aty ku ka traditë, dhe ku shteti është rregullator mes privates dhe publikes.

Tek ne të gjitha këto agjencione janë “shah” në vete, disa prej tyre edhe nuk funksionojnë fare. Shumica e tyre raportojnë vetëm një herë në vit para kuvendit dhe para kuvendarëve të cilët ( disa kanë interes e disa nuk marrin vesh “m’sa pula në telefon”.)

Sa për ilustrim do e përmendim “pashallëkun” e KPMM (komisioni për miniera dhe minerale) e cila në mënyrë shumë të “kulturuar” bllokoi Trepçën, sepse ende nuk funksionon për shkak të bordit të pakompletuar që duhet të zgjidhet nga kuvendi. Çka nënkupton kjo.? Në vendet me pretendime për zhvillim shoqëror, vendimet politike dhe zhvillimi ekonomik, duhet të jenë në një paralelizëm harmonik me njëra tjetrën, në të kundërtën ekonomia do të imponoj rrugën politikës.

Ligji mbi KPMM është një ligj i kopjuar si shumë ligje tjera dhe nuk mund të zbatohet në realitetin kosovar. Mos kompletimi i bordit, ka shkaktuar ngecje të mëdha tek kompanitë të cilat janë në varshmëri direkte nga ky “pashallëk” . Mediat në Kosovë pasqyrojnë kryesisht çështjen e Trepçës, e cila më tepër është bërë një lloj miti emocionalisht e lidhur me patriotizëm imagjinar tek popullata.

Këtu asnjëherë nuk e kam pa që epen fakte të dokumentuara për humbjet në kompanitë private, (që po ashtu janë të varura nga KPMM-ja), humbje këto që janë shumëfish më të mëdha se sa në Trepçë. Këto kompani pos që punësojnë qytetarë, ato nuk janë hargjues, por kontribuues në mbushjen e buxhetit të Kosovës. Minatorët e Trepçës marrin paga edhe pa punuar fare, sepse subvencionohen nga shteti. Deri tani Trepçës nga buxheti i Kosovës i janë paguar afër 120 milion €, kurse kompanitë private duhet të falimentojnë, dhe këto kompani nuk janë të pakta.

Kur nga neglizhenca, korrupsioni dhe burokracia, shuhen biznese vendore, si mendojnë institucionet tona që me këtë mendësi qeverisës të sjellin investime të huaja.

Hapat e fundit nga Ministria e Financave dhe ministri Avdulla Hoti, janë një dritë në fund të tunelit.! Edhe pse politika fiskale është instrumenti kryesor në dorë të qeverisë për të ndikuar në krijimin e ambientit për bërjen e biznesit, prapë se prapë ato nuk mjaftojnë që të krijohet imazhi pozitiv për investitorë e huaj. Por, më kot bëhen reforma në financa, kur “komandantët” e profiterët terrorizojnë bizneset, marrin haraç, dhe kur sistemi gjyqësor e prokurorial, janë kapur dhe nuk lihen të veprojnë.

ARKATANA

Nëse vazhdon ky trend i korrupsionit, haraç mbledhësit me u lan të lirë, “komandantët” pa ushtarë me i terrorizua bizneset, shumë shpejt shqiptarët do ta kuptojnë edhe qëllimin e “luftës” së tyre.

Shkëputja e vizioneve dhe e dakordësisë politike nga një mandat në tjetrin, shumë herë është i dëmshëm dhe pamundëson zhvillimin jo vetëm ekonomik ,por edhe shoqërorë në përgjithësi. Mirëpo në rastin konkret, LDK-ja dhe Isa Mustafa, duhet që krejt energjinë ta koncentrojë në shkëputjen e dakordësisë politike dhe mentalitetit qeverisës nga mandati i kaluar i udhëhequr nga PDK-ja.

Maskarallëqet fillojnë të dalin në shesh.!

Dy partnerët e koalicionit qeverisës po kanë goxha vështirësi në marrjen e vendimeve të rëndësishme, sepse patjetër duhet të bëjnë “luftë” për pozita të rëndësishme në shtet.
PDK-ja duke qeverisur me partnerë të dobët për 7 vite mbas pavarësie, është mësuar ta bëjë atë që ka dashur, duke mos pasur aspak rezistencë nga partnerët e dobët që kishte rreth vetes në koalicion.

Mirëpo kësaj radhe duhet ti thyhet “Tezhlica”, sepse nuk mundet Isa Mustafa të jetë kryeministëri suksesshëm, dhe vendi të mbetet “me zorrë nëpër këmbë”.
Shihet qartë se ministrat e PDK-së, as që e “trembin synin”, për vendimet, deklaratat, korrupsionin dhe mospunën e tyre në Qeveri.

Shpërfytyrimi i këshillit prokurorial, është vetëm një fakt që shtetin e kapur duhet ta “shpëtojë” kryeministri, sepse është në përgjegjësinë apo në domenin e tij.
Kjo, Ministria e drejtësisë, është shembulli më i mirë që tregon për kapjen e shtetit. Aty ku prokuroria është nën ndikimin e politikës, kriminelët dhe mafia (që në vendin tonë ka mjaft të tillë) marrin krahë. Njëherë e paralizoi prokurorinë, për t`i dhënë hapësirë, haraçit, krimit, prostitucionit, kërcënimit, dhe dobësimit të shtetit.

Këtë e bëjnë për të mos e kuptuar krimin dhe korrupsionin që është bërë gjatë qeverisjes, prej pavarësisë e këndej.

Populli s’ka besuar se ka pasur aq krime të mëdha në vend, gjatë kësaj qeverisje, për 7 vite. Tash kur të “nënshtruarit” po marrin “zemër e krah” dhe po u hiqet frika, pas ardhjes së LDK-së në pushtet, donë me dal të zeza e të palara në shesh, më shumë se në krejt vendet e Ballkanit. Por le të “ngihet” populli njëherë mirë me këtë krahun e luftës, (të cilët pushteti i shpërfytyroi në tërësi), e mandej nëse kanë nevojë për ta, prapë le t`i votojnë, dhe përsëri do të pendohen. Flasim prapë!./rajonipress/