Fundamenti

Pacolli: Ka ardhur koha për ndryshimin e Kushtetutës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli me rastin e përvjetorit të miratimit të Kushtetutës thotë se ndjehet i nderuar që ka qenë njëri nga nënshkruesit e saj.

“Sot në Kosovë po përkujtohet 7 vjetori i miratimit të Kushtetutës së vendit.

Miratimi i Kushtetutës 7 vjet më parë është ndoshta ngjarja më e rëndësishme në jetën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Jam i nderuar që kam qenë firmatar i saj! E sot kam megjithatë një vërejtje sesi po i qasemi Kushtetutës, 7 vjet më pas. E kuptoj përkujtimin, por s’jam dakord deri në fund me frymën që po i jepet këtij përkujtimi, si ndaj dikujt të vdekur që nderohet çdo vit.

ARKATANA

Unë kam një përfytyrim tjetër, të pranuar gjerësisht për dokumentin themeltar të shtetit: unë e shoh atë si kontratë të politikës me qytetarin. Kushtetuta është kontratë, është dokument i gjallë që shndërrohet në bazë të vullnetit të qytetarit. Përkujtimi i sotëm nuk ja jep këtë vlerë. Ndaj i shoh të tepërta përkujtimet, dhe i shoh si të dobishme debatet dhe vendimet rreth formës që duhet të marrë kjo kontratë, tash 7 vjet pasi ajo është testuar në praktikë për funksionimin e vet.

E po duket se ka ardhur koha për ndryshimin e pjesshëm të kësaj kushtetute. Qytetarët për shembull e kanë bërë të qartë se s’duan ta tolerojnë më zgjedhjen e diskutueshme të presidentit nga parlamenti me pazaret që ja cenojnë autoritetin të parit të vendit. Ka një marrëveshje të përfaqësuesve të qytetarëve, gjegjësisht ka një rezolutë të Kuvendit për ta ndryshuar këtë pjesë të kushtetutës. Marrëveshja duhet të respektohet se ka kaluar shumë kohë prej miratimit të saj dhe janë verifikuar shumë probleme në praktikë.

Nëse në mënyrë të vazhdueshme e përshtatim kushtetutën me ndryshimet në terren; nëse debatojmë rreth saj përditë; nëse e bëjmë pjesë të jetës sonë shtetërore në çdo hap- ky është nderimi më i madh që i bëjmë kushtetutës e cila duhet përkujtuar dhe respektuar çdo ditë dhe jo thjesht në përvjetorin e saj”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.