Mustafi, Ronaldo, Bale, por jo edhe Messi
Shkodran Mustafi vazhdon të shkëlqej në fanellën e Valencias në edicionin e tij të parë në kampionatin spanjoll. Shqiptari kampion bote me Gjermaninë, është futur në formacionin e javës në Evropë, për xhiron që lamë pas.
Valencia e Mustafit luajti baras 0:0 në shtëpi me Villarrealin, ndërsa Mustafi edhe kësaj radhe, ishte i pakalueshëm në mbrojtje, duke qenë vendimtar me ndërhyrje.
Në formacionin e javës kanë zënë vend edhe katër lojtarë të Realit, pas fitores së thellë 9:1 ndaj Grandas.
Formacioni i javës në Evropë:


