Shqiptarët që fituan “Këpucën e artë”
Sulmuesi kosovar i Baselit, Shkëlzen Gashi, është rrugës së mbarë për të fituar për herë të dytë rresht “Këpucën e artë”, që i jepet golashënuesit më të mirë në Superligën e Zvicrës në futboll.
Gashi për 23 ndeshje sa i ka zhvilluar këtë edicion në elitën zvicerane, ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar katër herë.
Kryeson renditjen e realizatorëve më të mirë me plot shtatë gola më tepër se përcjellësi i parë.
Edicionin e kaluar, epitetin e golashënuesit më të mirë e fitoi derisa luante për Grasshoppersin, transmeton Koha.net.
Ai shënoi 19 gola dhe pikërisht këto gola i siguruan edhe transferimin te skuadra kampione e Zvicrës, Baseli.
Gashi nuk është futbollisti i vetëm shqiptar që ka fituar “Këpucën e artë” të golashënuesit më të mirë të stinorit në një ligë të fortë.

