Uji Dea

Zyrtarë “supermenë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me amendamentimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit po i mundësohet zyrtarëve shtetërorë të ushtrojnë funksione edhe në lëmin e arsimit, shkencës, kulturës dhe të sportit. Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion kanë sqaruar se me këto amendamente zyrtarët e lartë publikë nuk mund të jenë edhe anëtarë në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, ndërsa, sipas tyre, kjo ndalesë nuk vlen për ushtrimin e funksioneve në arsim dhe në disa lëmi tjera.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare dhe analistët kanë vlerësuar se nuk është etike që zyrtarët, që premtojnë krijimin e vendeve të reja të punës, të sigurojnë me ligj më shumë se nga një vend pune për vete, përderisa shkalla e papunësisë në vend është aq e lartë.

Fundamenti

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se amendamenti i propozuar nga ky Komision specifikon se “zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë më shumë se një funksion publik, përveç rasteve sipas detyrës zyrtare, si dhe nuk mund të jetë anëtar në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.