Fundamenti

Listat e veteranëve po rishqyrtohen “për të mos i mbetur hatri askujt”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

E marta thuhet se është dita kur do të publikohen listat e veteranëve të Dukagjinit, derisa shtohen zërat se ligji duhet të pësojë ndryshime, pasi si i tillë është i keq, raporton KTV.

Ish-komandantët e UÇK-së thonë se nuk e duan këtë status nëse ligji mbetet i tillë, që favorizon përfituesit e luftës.

Kreu i Komisionit, Agim Çeku, beson se është bërë punë e mirë. Ai ka mohuar zërat se komandantët e Dukagjinit dhe Drenicës e kanë bllokuar procesin, por ka pranuar se ata janë duke i rishqyrtuar listat, për të mos i mbetur hatri askujt.

ARKATANA

Ndërsa nuk ka mohuar faktin se ligji mund të ndryshojë nëse ka vullnet politik.

Ndërkohë, Kohavisioni ka mësuar se edhe çështja e Ministrisë së Mbrojtjes tashmë është shqyrtuar dhe të gjithëve u është njohur statusi ashtu siç u është njohur pjesëtarëve të UÇK-së që kanë qëndruar në Shqipëri.