Gashi, sulmuesi që bombardon
Shkëlzen Gashi po kalon një periudhë të artë. Pas golit të fitores ndaj Armenisë, sulmuesi lavdërohet shumë edhe nga skuadra e tij, Basel.Janë momente të sukseseve të mëdha, aty ku protagonistët kanë vërtetë dëshirë të shikojnë prapa se ku kanë qenë dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhen në të ardhmen e tyre.
Kjo vlen edhe për drejtorin e Baselit, që shpesh është kritikuar për merkaton që ka bërë, por tani e cilësojnë hero.
Ishte fillimi i dhjetorit, George Heitz qëndronte në “Anfield Road” para tunelit që dërgon në dhomat e zhveshjes.
Prapa shefit sportiv të Bazelit ecnin lojtarët e kampionëve të Zvicrës, shkruan “Panorama Sport”.
Ata sapo kishin siguruar kualifikimin me një barazim 1-1 ndaj Liverpulit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, dhe Heitz reflekton për momentet kyçe që e çuan deri aty.
Ai flet për ndeshjen e Kupës së Zvicrës në Vohlen, se si ishte vendimtare; flet për skuadrën që ka qëndruar shëndosh; dhe po ashtu flet për përforcimet, për të cilët pati nevojë për shumë fat.
“ Ne e dinim se ai ishte futbollist i mirë. Por, nuk mund ta dinim që ai mund të përshtatej aq mirë në këtë skuadër si njeri. Duhet të jemi të sinqertë”, tha Heitz për Shkëlzen Gashin në mediat zvicerane.


