ARKATANA

Daçiq ndanë përshtypjet për Prishtinën, flet për luftën, qebapët dhe kafenë turke

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçic, ka ndarë përshtypjet e tij nga konferenca “Western Balkans’ 6”, e mbajtur në Prishtinë, përmes një “ditari” të tij të botuar në të përjavshmen serbe “Nedeljnik”.

Konferenca “Western Balkans’ 6” mblodhi ministrat e jashtëm dhe të transportit të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe është vazhdimësi e “Procesit të Berlinit” të nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim ndërlidhjen e vendeve të rajonit përmes projekteve kapitale infrastrukturore dhe avancimit të sektorit të energjisë.

Në ditarin e tij, Daçiq është shprehur se, ndonëse është i vetëdijshëm për realitetin e ri në Kosovë, ka hasur në një mikpritje shembullore në Prishtinë dhe ka përgëzuar nikoqirin e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kolegët e tij të tjerë kosovarë për organizimin e shkëlqyeshëm të konferencës, e cila do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit dhe afrimit të qytetarëve të këtyre vendeve.

Eco Higjiena

Daçiq e ka ilustruar vizitën e tij me disa “pikanteri” tipike ballkanase, duke thënë se i ka shijuar me ëndje qebapët e Kosovës dhe kafen turke, si metaforë të jetës së thjeshtë dhe të qetë.

Zëvendëskryeministri serb tha se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kthehet nga e ardhmja dhe konkludoi se vetëm ata që e dinë se çfarë është lufta mund të flasin dhe të kontribuojnë për arritjen e paqes në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.