Hidromorava

I madhi Lenjani, rrezikoi karrierën për fitoren e Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Stadiumi ishte i stërmbushur me tifozë kuq e zinj dhe në momentin që nuk e panë atë nga fillimi të gjithë pyesnin: Ku është Lenjani? Pse Lenjani nuk starton? Si është e mundur që lojtari më i mirë i Shqipërisë nuk fillon nga minuta e parë?, por Lenjanit i kanë mjaftuar 45 minuta për ta bërë të lumtur çdo shqiptarë në gjithë botën.

Betim Zeqiri

U inkuadrua nga banka rezervë, dhe për 20 minuta arriti t’ia bëjë bajat futbollin mbrojtësit armen Hambardzumyan, i cili vetëm me ndërhyrje të ashpra mundej ta ndalte Lenjanin për tu ndëshkuar me të kuq. Por sikur mos të mjaftonte kjo, 10 minuta më vonë ai asistoi për golin e fitores i cili u shënua nga Shkëlzen Gashi.

Në një prononcim për Telegrafin, djaloshi nga Karaçeva e Kamenicës tregon se si rrezikoi karrierën e tij për ta ndihmuar Kombëtaren që t’i marrë tri pikë të mëdha ndaj Armenisë.

“Vërtetë ka qenë një ndeshje që nuk do të harrohet kurrë. Ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë prej se jam këtu. Ishte ndeshje që ta ndalë frymën. Kur lojtari i Armenisë bëri ndërhyrjen që u ndëshkua me të kuq, unë kam pësuar një lëndim shumë të keq”.

Uji Dea

“Rrezikova që vazhdova lojën por nuk doja t’i lë në lloç shokët, isha i vendosur që të fitonim atë ndeshje dhe t’i bënim të gjithë shqiptarët e lumtur. Rrezikova karrierën për atë fitore, por besoni që ia ka vlejtur pasi ishte fitore e madhe. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin të mrekullueshëm dhe pa ata nuk do t’ia dilnim fare”, tha Lenjani për Telegrafin.

25-vjeçari flet shkurtimisht edhe për minutazhën që ia dha De Biasi në Kombëtare.

“Se sa minuta luaj unë këtë nuk e vendos por trajneri. Unë jam në gjendje të luaj 120 minuta por edhe 45 minuta apo edhe një minutë të vetëm. Kur është në pyetje Kombëtarja, nëse më kërkohet një minutë ndihma ime unë do ta jap 200% nga vetvetja për të sjellë më të mirën”, tha Ermiri, i cili tha se Shqiponjat synojnë kualifikimin për në ‘Euro 2016’, direkt dhe jo përmes vendit të tretë, transmeton Telegrafi.

“Synimi ynë është të mos mposhtemi deri në fund dhe të shkojmë direkt në evropian, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë do të luftojmë edhe në barazh për ta bërë ëndrrën realitet”, deklaroi Lenjani për Telegrafin.

Lenjani është ndër pikat kyçe të Shqipërisë në këto eliminatore, ku përpos asistimit për Shkëlzen Gashin, ai ka shënuar gol ndaj Danimarkës si dhe ka pasur paraqitje mbresëlënëse ndaj Portugalisë e Serbisë. Ndërsa lëndimi në ndeshjen ndaj Armenisë do ta mbajë jashtë fushave për rreth dy javë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.