Xhaka e meriton Bayernin
Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka e meriton të luajë në Bayern Munich.Kështu mendon analisti zviceran, Andreas Boni.
“Ylli 22-vjeҫar i përfaqësueses është në formën e jetës së tij. Ai në këtë formë mund të jetë kandidatë te Bayerni kur Xabi Alonso (34), Bastian Schweinsteiger (30) dhe Philipp Lahm (31) të pensionohen”, shkroi Boni në Blick.
Xhaka së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Milanit në Serie A.


