UBT

Ymeri: Mustafa po pranon faktin se premtimi për 150 mijë vende të reja pune, premtime boshe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka nisur të pranojë faktin se premtimi i tij për 150 mijë vende të reja pune ka qenë një premtim bosh.

Sipas tij, ai poashtu ka nisur të pranoj faktin se edhe program qeveritar është në shpërputhje me buxhetin e shtetit.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Ymerit në Facebook:

Mobi Casa

Isa Mustafa ka nisur të pranojë faktin se premtimi i tij elektoral për 150,000 vende të reja pune ka qenë një premtim bosh dhe i papërgjeshëm për ta manipuluar opinionin publik. Ai ka nisur të pranoj edhe që programi qeveritar është në shpërputhje me buxhetin e shtetit të rënduar nga borxhet e shumta. Tani që e vërteta për demagogjinë e tij po del sheshit, ai ka kërkuar ndihmë nga insitucionet ndërkombëtare financiare.

Kjo kërkesë për ndihmë, në vetvete nuk përbën problem, po të mos ishte që nën rreshta ai dje ka aluduar te ndryshimi i rregullit fiskal përmes rishikimit të kornizës fiskale që do ta rriste edhe më tej borxhin duke rritur deficitin buxhetor. Problemi e as zgjidhja nuk është vetëm te niveli i borxhit si i tillë, por më shumë se për çka do të shpenzohet ai. Për kontratën me Bechtel-in? Për mbulimin e evazionit fiskal nga kompanitë e fuqishme të afërta me pushtetin? Apo për investime në prodhimin vendor?

Kosovës i duhen masa të menjëhershme ndërhyrjeje për ta sanuar sadopak gjendjen ekonomike e sociale të vendit. Prodhimit vendor i duhet tregu i uzurpuar nga prodhimet e subvencionuara në vendet e tyre, dhe kapitali i cili vazhdon të bllokohet nga bankat e Fondi i Privatizimit. Ndërkohë që kjo qeveri sikur ajo para kësaj.