United Hospital

Hiqni lloçin, flisni për Valonin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Babai i Valon Behramit, Ragipi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të distancohet nga deklaratat fyese ndaj familjes së tij të zëvendësministrit, Gani Koci. Ragipi thotë se ministrat janë për ta hequr lloçin nga stadiumet, e jo për t’i përlloçur yjet, siç është Valon Behrami, të cilit i mungon në shpirt himni i vendit të tij. Ragip Behrami flet ekskluzivisht për “Zërin”

Në kohën kur Valon Behrami dhe futbollistët tjerë shqiptarë të Zvicrës u ballafaquan me një situatë të keqe në kampin e tyre, ku disa lojtarë zviceran e kishin ngritur zërin kundër tyre, për shkak se nuk e këndojnë himnin e helvetikëve, futbollisti i Hamburgut – kur po mundohej ta qetësonte situatën në kampin zviceran – u sulmua edhe nga Kosova.

Zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës, Gani Koci, nëpërmjet rrjeteve sociale tha se axha i Valonit kishte qenë, sipas tij, inspektor i Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë.

Ky pretendim i Kocit është quajtur i turpshëm nga babai i Valonit, Ragipi, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga zyrtari i lartë i saj.

“Ajo çka e ka thënë ai zëvendësministër është e turpshme, siç është vetë ai i turpshëm. Nuk e di as çka ka dashtë me thënë, kur asnjëherë s’kemi pasur lidhje me Serbi. I qoftë turp atij dhe Qeverisë së Kosovë që angazhon asi njerëz në udhëheqësinë e shtetit. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, sepse aty ka edhe njerëz të ndershëm, të distancohen prej tij”, deklaroi për “Zërin” babai i Valon Behramit.

FIDANISHTJA

“Ai njeri duhet ta shfrytëzoj pushtetin që e mban dhe ta heqë lloçin nga stadiumet e Kosovës, e pastaj le të flasë për Valonin, Xherdanin, Granitin dhe këta djem që kanë bërë shumë për Kosovën. E pashë një lojë të Kosovës në lloç, ku nuk dalloheshin lojtarët a janë të zinj apo të bardhë nga lloçi, dhe më erdhi keq jashtëzakonisht shumë, sepse ata djem nuk kanë faj, por çifti i këtij ministri”, theksoi Ragipi.

Ai pohoi se pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA do të merret vesh se kush është patriot, e kush tradhtarë.

“Pasi të pranohet Kosova në UEFA e FIFA ai njeri i turpshëm do ta shohë se kush është patriot e kush është tradhtar. T’i vijë turp që mundohet ta njollosë një karrierë të një djali që nuk di asgjë tjetër, veçse të luajë futboll, të krenohet me prejardhjen e tij shqiptare, dhe të jetë korrekt me një shtet që e ka sjellë deri këtu”, u shpreh Ragipi.

“Kur unë kam ardhur në Zvicër, e kam pas vetëm një çantë me vete. Zvicra më dha gjithçka, mua, familjes time dhe Valonit. Valoni e ka për obligim ta ndihmojë vendin që i dha gjithçka. Valoni dhe shokët e tij nga Kosova e ndjejnë më së shumti mungesën e himnit të vendit të tyre, andaj sulmohen. Ndërsa, tani sulmohen edhe nga pseudo-patriotët e Kosovës. Le t’i vijë turp çiftit të tij, por Valoni gjithmonë do të vazhdojë ta dojë vendin e tij, Kosovën, dhe do të vazhdojë me përpikëri t’i kryejë obligimet morale ndaj Zvicrës”, përfundoi Behrami./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.