Dummer: Greva e paligjshme po e bllokon Kompaninë “Eco – Higjiena”
Gjilan – Na vjen keq për shqetësimet dhe problemet të shkaktuara nga mbeturinat në komunën e Gjilanit dhe Vitisë. Ne ju sigurojmë se do bëjmë çdo gjë të mundur në kufijtë ligjor për të zgjidhur gjendjen e krijuar sa më shpejt të jetë e mundur, thotë Gerhard Dummer si përfaqësues të partnerit austriak në Kompaninë Eco-Higjiena.
Shkaku i kësaj gjendje aktuale është një grevë e paligjshme nga ana e disa punëtorëve tanë të cilët nuk respektojnë dispozitat ligjore. Me këtë rast po bllokohen edhe automjetet e punës dhe punëtorët refuzojnë të bisedojnë me menagjmentin. Për shkak të bllokimit të kompanisë dhe mjeteve të saj të punës, ne nuk jemi në gjendje për të grumbulluar mbeturinat tani për tani.
Sipas ligjit në fuqi është e lejuar një grevë e paligjshme deri në 5 ditë. Tek pas kësaj periudhe mund të largohen menjëherë punëtorët dhe të punësohen punëtorë të ri. Ndërprerjen e menjëhershme të grevës mund ta urdhëron vetëm gjykata. Avokati i jonë ka përgatitur për këtë arsye një kërkesë urgjente për gjykatën kompetente.
Kjo është faktikisht greva e katërt ilegale në 6 muajt e fundit. Për ne si investitor të huaj, kjo është e pakuptimtë, sepse ne kemi arritur rezultate shumë të mira në zhvillimin e kompanisë. Pagat janë ngritur dy herë deri më tani dhe janë paguar përherë në kohë të caktuar.
Këto probleme nuk i kishim atëherë kur kompania nuk qëndronte mirë ekonomikisht, thotë Gerhard Dummer.
Është e vërtet se ne nuk i kemi ripërtërirë kontratat e punës 17 punëtorëve, sepse me përformancën e këtyre punëtorëve nuk jemi të kënaqur, që një kohë të gjatë dhe përkundër vërejtjeve që ju kemi bërë ata nuk janë përmirësuar. Nëse ata me këtë vendim nuk janë të kënaqur, ata kanë mundësinë t’i drejtohen gjykatës përkatëse. Mirëpo, kjo nuk ju jep të drejtë atyre që të bllokojnë kompaninë dhe mjetet e punës së saj dhe të kërcënojnë punëtorët të cilët janë të gatshëm për të punuar.
Të gjitha propozimet e parashtruara me përfaqësuesit e komunës për zgjidhjen e situatës, u refuzuan nga punëtorët. Prandaj, sado që me keqardhje, na ka mbetur vetëm rruga ligjore, thotë Gerhard Dummer./rajonipress/


