Fundamenti

29 marsi, data e fitoreve të mëdha të Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Sot Shqipëria do të luajë një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj me Armeninë, ku një fitore do të rriste ndjeshëm mundësitë e kuqezinjtë për një vend në Europianin francez dhe data 29 mars duket se është ajo e duhura, në aspektin statistikor, pasi në 3 përballje të mëparshme në këtë datë, Shqipëria ka arritur dy prej fitoreve të saj më të mëdha.

Më 29 mars 1995, Shqipëria luante në orën 15:30 në “Qemal Stafa” ndaj Moldavisë nën sytë dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jose Antonio Samaranch. Kombëtarja e drejtuar në atë periudhë nga Neptun Bajko fitonte 3-0 duke regjistruar suksesin më të thellë të përfaqësueses në një eliminatore.

Një prej golave më të bukur në historinë e kombëtares me autor Kushtën i jepte Shqipërisë epërsinë në minutën e 32-të ndërsa në të 43-tën, një goditje dënimi e Demollarit ndalej nga Coselev përpara se Kacaj të shtynte në rrjetë golin e 2-0. Në pjesën e dytë Kushta shënonte dhe golin e dytë personal me Shqipërinë që fitonte 3-0.

Më 29 mars 1997, Shqipëria, e drejtuar nga Astrit Hafizi luante larg vendit të saj në Granada, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar në vend. Kundërshtar ishte Ukraina, që sapo kishte nisur shpërthimin e saj në futbollin ndërkombëtar. Ukrainasit me Shevchenkon e Rebrov në fushë triumfonin 1-0, me një gol të këtij të fundit në minutën e 40-të.

FIDANISHTJA

Një 29 mars jo dhe aq i mbarë për përfaqësuesen, e cila po në të njëjtën datë 6 vjet më vonë zbriste në Loro Borici, me një gjerman për trajner si Hans Peter Briegel. Kombëtarja regjistronte fitoren më të madhe në historinë e saj në eliminatore, duke mundur 3-1 Rusinë. Një 11-metërsh i humbur në minutat e para, nuk pengoi kuqezinjtë të kalonin në epërsi në të 20-tën me Altin Rrakllin.

Rusët barazuan me Karyakan në të 76-tën por një gol i Lalës në të 79-tën bëri “Loro Boricin” të shkundej i tëri nga entuziasmi. Festa kuqezi u kompensua në të 82-tën kur Ilgi Tare shënoi dhe të tretin.

Më 29 mars, tashmë në 2015-tën, Shqipëria do të zbresë në “Elbasan Arena” për një tjetër ndeshje të rëndësishme, në një datë që ka shënuar suksese të rëndësishme kuqezi./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.