Fundamenti

Gafat e listës së De Biasit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tani është e lehtë të analizosh atë që De Biazi ka bërë me listën e kombëtares në prag të ndeshjes me Armeninë. Difekte të dukshme madje edhe të rrezikshme, të cilat mund të kompromentojnë ndeshjen e të dielës. Xhani De Biazi kishte në këtë listë katër qendërmbrojtës dhe shumë lojtarë në repartet e tjera.

Shumë futbollistë në repartin e mesfushës ndërsa në mbrojtje duket se trajneri nuk i ka bërë mirë llogaritë. I vetmi lojtar në qendër të mbrojtjes është Lorik Cana, i cili pavarësisht problemeve që ka pasur me Lacion duket se gëzon shëndet të plotë dhe është i gatshëm për trajnerin De Biazi. Për sa u përket të tjerëve.

Debatik Curri vjen pas një ndeshje mungesë me Apoloninë. Mbrojtësi i Tiranës ka një dhimbje në shpinë, por duket se shtrëngoi dhëmbët duke parë situatën e vështirë që kishin lojtarët e tjerë. Mërgim Mavraj gjithashtu nuk u aktivizua me Këlnin në ndeshjen e fundit duke pasur një shqetësim që u mendua i lehtë.

KKVITI

Në fakt është një dëmtim që kërkon 20 ditë rikuperim, edhe pse lojtari nuk i ka humbur shanset për të qenë në fushën e lojës. De Biazi e dinte situatën e tyre dhe nëse jo, atëherë do të thotë se puna që bëhet përpara grumbullimit nuk është aspak e mirë. Stafi i kombëtares gjithashtu e dinte që Arlind Ajeti nuk e kishte dokumentacionin dhe sigurisht që duhet të bënte kujdes.

Në këtë situatë tre lojtarët që duhet të luajnë me Canën në qendër të mbrojtjes nuk janë gati ka edhe dy alternative ekstra. Ervin Bulku dhe Taulant Xhaka janë ata që mund të luajnë në qendër së bashku me Canën. I pari ka eksperiencën e duhur dhe këtë sezon tek Tirana e ka bërë këtë rol, ndërsa Xhaka ofron më shumë siguri. Me kalimin e tij në qendër të mbrojtjes, Roshi do të jetë titullar në të djathtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.