KKVITI

Konjufca: Tribunali për shqiptarët, ndryshim i së vërtetës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Glauk Konjofca i Lëvizjes Vetëvendosje, si propozues i interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me Gjykatën Speciale, ka thënë se është i papranueshëm Tribunali special, enkas për shqiptarët sepse kjo është shtrembërim i asaj çka ka ndodhur në Kosovë.

Ai tha se me themelimin e dhomave të veçanta cenohet pavarësia e pushtetit gjyqësor të Kosovës, cenohet paanshmërinë dhe barazia, pasi që merret për bazë raporti i Dick Martit.

ARKATANA

“Është i papranueshëm Tribunali i veçantë enkas për shqiptarët sepse kjo është shtrembërim, pasi që lufta e Kosovës ishte e drejt dhe Serbia është ajo që bëri luftë të padrejtë, gjë që e kuptojë edhe bashkësia ndërkombëtare e cila intervenoi me bombardime”, ka thënë ai. /Telegrafi