Fundamenti

Dëmtohet Mavraj?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dita e dytë e grumbullimit të kombëtares shqiptare ka shkuar sipas programit, e ngarkuar dhe me ritëm të lartë.

Pasi kanë ngrënë mëngjesin skuadra është ndarë në grupe, teksa trajneri Gianni De Biasi kishte vendosur që të bënte një video analizë të kundërshtarit, për t’i lënë përgatitësit atletik detyrat në fushë.

Kështu skuadra është ndarë në grupe sipas vendosjes që kanë në fushë.

Mbrojtësit, mesfushorët dhe më pas sulmuesit janë paraqitur në grupe tek trajneri për të ndjekur analizën që i është bërë lojës së kundërshtarit, ndërkohë që po në grupe kanë marrë ngarkesën fizike nga përgatitësi altetik.

Ndërkohë të tre portierët kanë vijuar përgatitjet e tyre me trajnerin Ilir Bozhiqi.

Përpara drekës së përbashkët Andi Lila dhe Naser Aliji janë paraqitur në konferencën për shtyp sipas programit të mëparshëm.

Pas drekës skuadra ka pushuar rregullisht për të zbritur nga dhomat rreth orës 17 e 30 minuta, ku përpara se të kalonte në fushën e blertë të kompleksit Tropikal, është mbledhur përpara trajnerit në hollin e hotelit për të marrë të tjera udhëzime.

Eco Higjiena

Nga teoria në praktikë, skuadra ka tentuar t’i përgjigjet italianit të stolit kuqezi në seancën e dytë stërvitore të ditës.

Lajmi i keq ka qënë dëmtimi i mbrojtësit të Kolnit Mërgim Mavraj, i cili mori pjesë si spektator në këtë seancë stërvitore, shkruan SuperSport.

29 vjecari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë.

Një përgjigje për gjendjen e Mavraj stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar.

Ndërkohë i veçuar ka vijuar stërvitjen mbrojtësi i Tiranës Debatik Curri, shpresat e të cilit për t’u rikuperuar janë në ngritje.

Më pas skuadra ka vijuar stërvitjen me skemat taktike, të ndjekur nga sytë kureshtarë të tifozëve që nuk ngurruan të hipin mbi murin rrethues të kompleksit për të ndjekur idhujt kuqezi, pavarësisht shtetrrethimit të vendosur nga drejtuesit e Kombëtares Shqiptare me kërkesë të trajnerit De Biasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.