Ja çfarë thotë Bunjaki për barazimin ndaj Frankfurtit
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola ndaj skuadër gjermane, Eintracht Frankfurt.Miqësorja mes Kosovës dhe skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt, ka përfunduar pa gola (0:0). Kurse, Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, është ndarë i kënaqur me barazimin e arritur ndaj skuadrës nga Bundesliga.
“Ishte një lojë miqësore me intensitet të lartë. Unë jam shumë i kënaqur sepse kemi treguar lojë të fortë, disiplinë dhe durim. Është lojë premtuese për të ardhmen”, ka thënë Bunjaku pas ndeshjes.
“Kemi luajtur me ligën më të fortë në botë. E falënderojë Eintrachtin, që sot ka luajtur me 90 për qind të ekipit që ka luajtur në katër ndeshjet e fundit. Mendoj se në një ndeshje të tillë, disa individë mund të krijojë kreativitet por më rëndësi është kolektivi”, shtoi Bunjaku.
Ish trajneri i Kalmarit ka folur edhe për futbollistët e ftuar, në mesin e të cilëve ka disa lojtarë të rijnë, të cilët janë shumë premtues për të ardhmen.
“Kemi disa lojtarë të ri që e kanë shfrytëzuar shumë mirë rastin. Kemi futbollistë shumë premtues. E kemi krijuar një bazë të mirë me lojtarë premtues për të ardhmen. Kemi sjell edhe disa futbollistë më eksperiencë si Erton Fejzullahu. Është e rëndësishme që ta rrisim konkurrencën”, potencoi Bunjaku.


