Eko Higjiena

Ujkani shkëlqeu dhe tri skuadrave gjermane i pëlqeu

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Samir Ujkani nuk po kalon momentet më të mira te Palermo e tij, por kjo nuk është problem. Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është duke parë dritë në fund të tunelit, pasi për të vetëm kanë filluar interesimet.

Në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Eintracht Frankfurtit, numri një i portës kosovare është ndjekur nga afër nga menaxherët e tri skuadrave elitare në Gjermani.

Një burim i Telegrafit tregon se portieri ynë u ka lënë përshtypje të mira skuadrave si Koln, Stuttgart dhe Frankfurtit që ia mohoi golin.

ARKATANA

“Samiri është ndjekur nga afër sonte nga tre menaxherë të tri skuadrave gjermane. Përpos Frankfurtit që iu tregoi se sa vlenë duke u paraqitur për mrekulli, Ujkani është ndjekur edhe nga menaxherët e Kolnit dhe Sttugartit”, tha ky burim i Telegrafit.

Ujkani është në skadim të kontratës me Palermon, ndërsa e ardhmja e tij sipas gjitha gjasave do të jetë Bundesliga gjermane.

Ndryshe ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Frankfurtit përfundoi me rezultat të barabartë 0-0. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.