ARKATANA

Hyseni: Në një ditë si kjo nuk ka si të mos kujtohet Ibrahim Rugova

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni që 16 vjet më parë, ishte këshilltarë dhe përkthyes i Presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, ka kujtuar kohën kur bashkë kanë qenë në konferencën e Rambujesë.

Hyseni pos tjerash, kujton edhe kërkesat e të ndjerit, Rugova. Për më tepër, lexojni të plotë, postimin e ministrit Hyseni:

Të nderuar qytetarë,Miq të dashur,Në ketë përvjetor të fillimit të bombardimeve të NATO-s dua të theksoj mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës për SHBA-të dhe vendet anëtare të NATO-s! Pa këtë ndërhyrje, Kosova nuk do të ishte kjo që është!Konferenca e Rambujesë filloi punimet me 6 shkurt të vitit 1999, pas një vendimi të Grupit të Kontaktit, dhe ndërmjetësohej nga ambasadori amerikan Kristofer Hill, ai rus Boris Majorski dhe ai austriak, Vollfgan Petriq në emër të BE-së.

Uji Dea

Në vazhdimin e konferencës, që filloi me 15 mars 1999 në Paris, në delegacionin tonë qe arritur pajtimi që të pranohej “propozim-marrëveshja për zgjidhjen e krizës në Kosovë” e propozuar nga Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb nderkaq refuzonte që trupat e NATO-s të vendoseshin në Kosovë për të garantuar paqen. Pas dështimit edhe të tentimi të fundit, që më 22 mars 1999 bëri i dërguari special i SHBA-ve, Riçard Hollbruk për të bindur Sllobodan Millosheviqin që të pranoi marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare në Kosovë, më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë, të instaluara në Kosovë. Pas 78 ditë bombardimesh sistematike, Serbia dorëzohet dhe me 12 qershor fillon vendosja e KFOR-it në Kosovë ndersa forcat serbe terhiqen.Të nderuar miq, në një ditë si kjo nuk ka si të mos kujtohet Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili me një konsistencë të pashoqe, kishte kërkuar protektorat të përkohshëm ndëkombëtar.

“Kosova shtet i pavarur dhe neutral, i hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, me të gjitha garancitë për serbët lokalë, me një protektorat ndërkombëtar, si fazë kalimtare, është zgjidhje optimale, e cila do të qetësonte rajonin. Një Kosovë e integruar në NATO dhe në BE, dhe në miqesi të përhershme dhe marrëdhenie speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ishte kerkesa konsiste e Ibrahim Rugovës, njeriut me besim të pathyeshëm në projektin e tij nacional për Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran. Nuk mund të mos e them për të satën herë se kjo është dëshmia më e qëndrueshme se, në varësi të rrethanave, disa kërkesa mund të marrin më shumë kohë që të materializohen, por kjo në asnjë mënyre nuk mund ta zbeh meritën dhe vlefshmërinë e kërkesës; aq më pak qellimin dhe vizionin e saj.

Konsistenca dhe këmbëngulja e Presidentit Rugova në projektin e tij është e pashoqe, e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme. Shpallja e pavarësisë dhe 17 shkurti i vitit 2008 dhe 22 korriku i vitit 2010 janë dëshmitë më të mira për këtë.Skender Hyseni

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.