Është hapur Festivali gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2015”
Viti – Shoqëri të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare, do të marrin pjesë në edicionin e 14-të me radhë të Festivalit gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2015”. Sonte në natën e parë do të paraqiten me repertorin e tyre ansamblet nga Shkupi,Kumanova, Presheva dhe Bursa, ndërsa hapjen do ta bëjnë anëtarët e Ansamblit nikoqir vitias “Kemajl Azizi”.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar një pritje për përfaqësuesit e ansambleve pjesëmarrëse të natës së parë dhe u ka dhuruar nga një mirënjohje, për kontributin që po japin në madhështinë e manifestimit që personifikon figurën e dëshmorit Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra. /rajonipress/


