Nexhipi: Gjithçka gati për Flakën e Janarit 2017
Gjilan – Sipas Bashkim Nexhipit Manifestimi mbarë kombëtar duke përfshi gjitha trojet shqiptare do të ketë prurje me nivele sa më të larta artistike.
Bashkim Nexhipi udhëheqës i NJKRS dhe drejtor i manifestimit të Flakës së Janarit 2017 që organizohet nën patronatin e kryetarit Lutfi Haziri thotë se tani thuajse gjithçka është gati. “Jemi duke punuar me intensitetit më të madh të punës, dhe do të ketë risi meqë edhe ky vit dhe do të jetë në nivelin më të lart artistik nëpër të gjitha shtyllat, ashtu si viti i kaluar që ka pasur një sukses shumë të madh” tha Nexhipi.
Nexhipi i cili është njëri nga zyrtarët më të palodhur dhe që e ka kthyer gjallërinë e Flakës tha se këtë vit synojmë pa harruar vitin e kaluar që ky vit të jetë edhe më i mirë si me brendinë dhe dizajnin e Flakës dhe me prurje dhe organizim sa më cilësor në nderim të heronjve, martirëve, dëshmorëve me aktivitete kulturore, ky vit i 26 dhe do të ketë program të begat dhe me risi.
Sipas Bashkim Nexhipit Manifestimi mbarëkombëtar duke përfshi gjitha trojet kombëtare do të ketë prurje me nivele sa më të larta artistike./rajonipress/


