United Hospital

Autoretropoetikë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Hasan Bunjaku, shkruar e publikuar para gjysmë shekulli nëpër revista dhe gazeta të kohës.

M’I KTHE PUTHJET*
”””””””””””””””””””””””
Ike
pa sharjen e fundit
pa namë a bekim
tok me puthjet
dhe kufomën time të gjallë
ti – hajdute e dashurisë
ike
e më le konturë
që në kuvlinë e gjakimeve të mia
ta shuaj shpresën e fundit
sonte
kur lotët e mi puthen
me buzë të ftohta shiu
ndërsa nata dënesë
e era loz me dhembjen time
në bulevare të bronxta
trotuare të pista
dhe ale të lagështa
nëse nuk do të të sjell as duhia
as zemra që ndizet gacë
o së paku m’i kthe puthjet
që t’i huazova netëve bizare
në shtigjet e epsheve
dhe pastaj
nëse nuk neveritesh
e nuk të vie krupa
më varros në kërshërinë tënde
e mëkatet tjera të qofshin falë
në djall të mallkuar të vesh…
—————–
* “RILINDJA”, 13. IV. 1972

TROKIT NË ZEMRËN TIME*
”””””””””””””””””””””””””””””””””
Kurdo që
në vorbullin e monotonisë
malli jetën ta helmon
trokit në këngën time
në çampare të hareshme
do të shndërrohesh
kurdo që
në kuvlinë e heshtjes
vetmia të gllabëron
trokit në zemrën time
të tillë musafirë mirëpres
kurdo që
në netët llahtare
zbrazëtia të kapërthen
trokit në dashurinë time
vetë jeta do të na lakmojë
kurdo që
në epshin rebel
jeta të tradhëton
trokit në vargun tim
do të ballsamohesh
për amshim…
————
* “Zëri i Rinisë”, 08. IV. 1972

United Hospital

REBELIMI I EPSHEVE*
”””””””””””””””””””””””””””’
Lavire të pista lavire të shenjta
kot bëni lutje betoheni mallkoni
më shani namni përbuzni po të doni
por të qeta fleni sonte pa mua
se gjendem kaq larg
në praninë tuaj
pa juve me ju jam
të tërë flamujt që i keni përdhosur
e në baltë hedhur
po i përdhos dhe unë
po ndezi sonte çdogjë që ndizni
po pështyj tok me ju
por mos lutni mos thirrni mos klithni
sonte s’i duhem askujt as vetes as juve
kot më bindni dishepuj të marrë
kot më bëni lajka
jam ai që jam
jam ai që s’jam
sonte në vorbullën tekanjoze
të rebelimit të epsheve
shaluar e kam hedoninë
e futur jam në kthinën e fundme
të labirintit mortal
vdekjen për ta çëmtuar
sonte
ndëshkim shpirtit i dua
sonte
në kanjonin saltomortal
të idiotizmit subtil
harakiri kam bërë
e qarë kam
tok me shtojzovallet
mbi kufomën time të gjallë
kortezhi funeral i ksolltarëve të dehur
në jetën e përdalë më varrosi
medet as varri s’do të më dihet
hetimet s’vazhdojnë…
*****
* “Zëri i Rinisë”, 06. V. 1972

K A T A K L I Z M A* **
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’”””””””””””
askund asnjë jehonë
e të tëra poret janë hapur
dhe rrjedhin vrer e gjak
vërshimat e natës
me ujërat e devotshëm
që nuk e dinë qëkurë
dhe kah e kanë rrjedhën
në këtë guacë më fërfëlluan
t’i shënjestroj kujtimet e shuara
s’më flihet
tërë natës vdes
dhe sërish rilindem
kah kanoset kataklizmi
furtunë që pareshtur më sulesh
mos vallë pret që së pari
me kurmin tim të pagjak
t’i mbyll vrimat e kohës
në ty e dua fundin
në këtë lëkurë
që sonte po e zhveshi
për të mos e veshur kurrmë
ku dhe kah kanoset apokalipsi
mos vallë në atë vrimë të qiellit
kah përbirohen engjëjt
që sonte si duket
qenkan në shërbim të djallit
askush s’po troket në portën tënde
guacë e namtisur askush
zot o laviatan
mos ndoshta kjo duhi e krisur
më ka ngujuar
në shtigjet e zgavruara t’amshimit
e kurrëmë nuk do e shoh
diskun e Diellit
Diell
Në qiell je
E unë qerpikun ta puth
Si vashës pas shtatëdhjeteshtatë kafshimeve
Si nënës pas nëntëdhjetëenëntë dhembjeve…/rajonipress/
‘’’’’’’’’’’’
• “Zëri i Rinisë”, 03. 06. 1972
• * Kjo poezi u laurua me Çmimin e Tretë në Konkursin Letrar të “Zërit…”; Çmimi i dytë – Ali Podrimja; çmimi i parë – Azem Shkreli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.