Eko Higjiena

Në UBT mbahet sesioni informativ për bursat e Forumit Evropian të Alpbach dhe IG Alpbach Kosova

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) është mbajtur sesioni informativ për bursat e Forumit Evropian të Alpbach në Austri, organizuar nga UBT në bashkëpunim me IG Alpbach Kosova.

Sesioni informativ për bursa ka zgjuar interesim të madh te studentët e UBT-së, por edhe te studentët e universiteteve të tjera në vend, të cilët në numër të madh e përcollën sesionin.

Shkumbin Asllani nga “Alpbach Kosova”, që bëri prezantimin e programeve për bursa, theksoi se organizata që përfaqëson, duke u nisur nga bashkëpunimi shumë i mirë me UBT-në, ka vendosur që të japë dy bursa të plota për dy studentë të këtij institucioni.
Asllani në paraqitjen e tij fillimisht falënderoi UBT-në dhe rektorin Edmond Hajrizi për bashkëpunimin për vite të tëra.

Ai tha se Forumi Alpbach organizohet në Austri çdo vit, ku shtrohen për diskutim çështje të rëndësishme, ndërsa tema për këtë vit është pabarazia.

Ai në vazhdim tha se Forumi Alpbach pranon rreth 450 studentë dhe gjithsecili student mund të jetë pjesë e këtij forumi, në kuadër të të cilit mund të diskutohen çështje të ndryshme, si shkencat politike, ekonomia, mjekësia, e shumë të tjera.

Për të qenë pjesë e këtij forumi ju duhet një letër motivuese, duke përmbajtur idetë dhe mendimin juaj mbi idenë e këtij forumi, një autobiografi, një transkript i notave, si dhe një dëshmi mbi njohjen e gjuhës angleze ose gjermane, shpjegoi z.Asllani.

Eco Higjiena

“Për të gjithë studentet të cilët dëshirojnë të aplikojnë në IG Alpbach Kosova, ne japim 12 bursa, Në bashkëpunim me Rektorin Hajrizi, kemi vendos të bëjmë një përjashtim – të gjithë studentët kanë të drejtën të aplikojnë në dy vende, edhe në Forum edhe në IG Alpbach Kosova. Kjo rrit shanset e juaja që të fitoni një bursë. Ne si organizatë kemi vendosur që për shkak të bashkëpunimit me UBT-në, t’i japim dy bursa te plota për studentët e UBT-së”, tha z.Asllani

Aplikimi duhet të bëhet deri më 31 mars 2015. Adresa për aplikim edhe në Alpbach është alpbach.kosovo@gmail.com Më shumë informata për Forumin Evropian mund të gjeni në: http://www.alpbach.org/en/unterveranstaltung/seminar-week/

Forumi Evropian Alpbach është ngjarja më e madhe që do të organizohet në muajin gusht 2015, me pjesëmarrës të ndryshëm: studentë, shkencëtarë, juristë, ekonomistë, gazetarë si dhe politologë të rinj nga e gjithë Evropa. Forumi Evropian është një mundësi e mirë për studentët dhe të rinjtë të cilët dëshirojnë të krijojnë kontakte ndërkombëtare në fushën e shkencës, dijes dhe karrierës profesionale.

Forumi Alpbach Evropian (EFA) është një platformë ndërdisiplinore për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë, i themeluar në vitin 1945./rajonipress/

A.Zeneli, B.Troshupa /UBT News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.