Lajm i keq: Donis Avdijaj nuk luan për Kosovën
Donis Avdijaj nuk do të luaj për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme miqësore.Sulmuesi Donis Avdijaj megjithatë nuk do të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), pasi thuhet se klubi i tij Sturm Graz i ka rënë pishman dhe nuk i ka dhënë leje për të luajtur këto dy ndeshje.
“Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku bëri të ditur se Donis Avdijaj mungon me gjithë dëshirën e tij të madhe që të na bashkëngjitet, por klubi tij në momentin e fundit ka njoftuar se nuk është i gatshëm t’i jap leje për të zhvilluar këto ndeshje, duke qenë se Avdijaj është i huazuar nga klubi dhe atij i kanë mbetur edhe dy muaj”.
Përveç Avdijajt, për shkak të lëndimit mungon edhe futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2014, Loret Sadiku, i cili ka një lëndim në brinjë./express/


